Programe mësimore për arsim fillor për të rriturit

Avancimi i sistemit të arsimit nënkupton
konkurrencë dhe mundësi më
të mira për të gjithë

PARATHËNIE

Arsimi është një nga shtyllat më strategjike për zhvillimin e një shteti që lidhet me të drejtën themelore për zhvillimin njerëzor, social dhe ekonomik si një element kryesor për arritjen e paqes së qëndrueshme dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Arsimi i të rriturve në korniza ndërkombëtare njihet si një nxitës thelbësor i zhvillimit shoqëror dhe rritjes ekonomike, si një kalim drejtë krijimit të vendeve më të mira të punës dhe rritjen e cilësisë së jetës. Për këtë arsye, arsimi i të rriturve në kuadër të BE-së në dy dekadat e fundit është gjithashtu një përparësi politike.

Po flasim për një proces të përgjithshëm - një mjet i fuqishëm për zhvillimin e potencialit të plotë te secili individ duke promovuar mirëqenien individuale dhe kolektive.

Ndërtimi i një platforme për një sistem gjithëpërfshirës dhe të integruar të të mësuarit gjatë gjithë jetës duke krijuar partneritete praktike të institucioneve të arsimore me sektorin privat, sektorin joqeveritar dhe aktorët e tjerë relevantë është i lidhur në mënyrë të pashmangshme me proceset e modernizimit të modeleve të arsimit për të rritur.

Duke ndjekur udhëzimet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara që flasin për arsimin që është i disponueshëm, i qasshëm, i pranueshëm dhe i përshtatur në të gjitha format e tij dhe në të gjitha nivelet, Republika e Maqedonisë së Veriut po punon vazhdimisht për të përmirësuar sistemin arsimor si një faktor kryesor për hyrjen dhe anëtarësimin në BE.

Programet mësimore të vendosura në këtë platformë online dhe të disponueshme në dy gjuhë përcaktojnë rolet dhe përgjegjësitë e partnerëve kombëtarë, duke theksuar nevojën për krijimin e një sistemi dhe baze të dhënash funksionale, e cila do të sigurojë dhe garantojë cilësinë e arsimit fillor për të rriturit.

Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen time të veçantë për Programin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, i cili me gjithë kapacitetin e tij profesional kontribuoi në finalizimin e kurrikulave për të rriturit dhe dy dokumentet strategjike: Koncepti për arsimin fillor për të rritur dhe Koncepti për arsimin e mesëm të personave të rritur. Bashkëpunimi i gjatë dhe mbështetja e ndërsjellë e Ministrisë së arsimit dhe shkencës dhe Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) janë angazhimet tona strategjike që ne do të vazhdojmë t'i mbështesim dhe zhvillojmë.

Inkurajoj të gjithë të punësuarit e arsimit, praktikuesit, nxënësit dhe kandidatët e interesuar të shqyrtojnë materialet dhe të angazhohen në mënyrë proaktive në zbatimin e tyre. Mbështetja sistemore për realizimin e potencialeve të të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë është realizim praktik i një prej të drejtave themelore të njeriut - e drejta për arsim cilësor gjatë gjithë jetës.

Me respekt,
Ministër i arsimit dhe shkencës,
Jeton Shaqiri

Koncept për arsim për të rriturit

Program mësimor për të rritur